164 punëtorë infektohen me koronavirus, mbyllet miniera më e thellë e arit në botë

25/05/2020 11:48

Fill pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, miniera më e thellë e arit në botë, Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka pezulluar punën.

Ndonëse puna në minierë funksionoi me një kapacitet rreth 50%, pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngiten shqetësimin mbi sigurinë e tyre, ndërsa shumica rezultuan pozitivë.

BBC shkruan se sipas pronarëve të minierës, të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë futur në izolim.

Në Afrikën e Jugut 21,343 persona që kanë rezultuar pozitivë, nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel