Zero raste! Për herë të parë, Kina nuk raporton asnjë të infektuar të ri

23/05/2020 09:36

Për herë të parë, që kur filloi raportimi i të dhënave në muajin janar, Kina ka regjistuar zero raste të reja me koronavirus.

Virusi u shfaq në qytetin Wuhan në fund të vitit të shkuar dhe që nga ajo kohë rastet kanë rënë ndjeshëm pas pikut të pandemisë në mes të shkurtit. Numri zyrtar i vdekjeve në Kinë është 4634, shumë më pak se numri i viktimave në vende shumë më të vogla.

Lajmi për zero infektime vjen një ditë pas hapjes së Kongresit Popullor, në të cilin Kryeministri Li Keqiang tha se vendi “ka arritur rezultate të rëndësishme strategjike në përgjigjen ndaj Covid-19”. Megjithatë, ai paralajmëroi se vendi ende përballet me sfida “të mëdha”.

Duhet thënë se janë shprehur dyshime të forta në lidhje me besueshmërinë e numrave kinezë. Në muajt e fundit, Pekini ka mohuar rreptësisht akuzat për fshehje të të dhënave të pandemisë, duke këmbëngulur se ai gjithmonë ka ndarë informacione në kohën e duhur me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe vendet e tjera.

Top Channel