Vodhi 320 mijë dollarë në dy banka, arrestohet zjarrfikësi

23/05/2020 07:50

Një kapiten i departamentit të zjarrfikësve në Tulsa të Oklahomas është arrestuar pasi policia dyshon se ai ka vjedhur dy banka duke marrë një shumë prej 320 mijë dollarësh.

Kapiteni Jerry Brown, i cili ka qenë me zjarrfikësit që nga viti 2002, akuzohet nga policia për vjedhje të një banke në mars dhe një tjetre në maj. Avokati i tij tha se kjo akuzë është shokuese për të gjithë.

“Për vite me radhë, ky djalë trajnon fëmijët e tij në sport, ai ka qenë në projekte të ndryshme qytetare në komunitet. Vjedhja është plotësisht jashtë karakterit të tij. Këto veprime nuk i përshtaten profilit të tij.

Ai është personi që do të shpëtonte një familje teksa një shtëpi digjej”- tha për mediat avokati Bransford Shoemake, shkruan CNN.

Top Channel