Sulmet gjatë natës në Iran, Izraeli përdor mbi 80 avionë luftarakë, në shënjestër infrastruktura ushtarake dhe objekte të Gardës Revolucionare
Një familje nga Virxhinia vetëm po përpiqej thjesht që të kapërcente trishtimin e karantinës me një shëtitje të gjatë me makinë, kur i ndodhi ajo që mund të shpresojë shumëkush prej nesh: gjetën në mes të rrugës qese që kishin brenda gati 1 milionë dollarë!
Një makinë përpara tyre e kishte anashkaluar me idenë që ishte qese plehrash, por familja Schantz nuk pati kohë për manovra e i kaluan sipër, shkruan Gazeta SHQIP. Për të mos lënë “plehrat” ashtu, e morën dhe e hodhën në pjesën e pasmë të kamionçinës. Duke ecur panë dhe një qese tjetër, e morën dhe ata me idenë që më vonë t`i hidhnin bashkë në koshat e mbeturinave.
Kur arritën në shtëpi dhe i panë, iu dukën si zarfa të dërguara me postë. Por kur kontrolluan më mirë, panë se ishin para”, thotë CNN, duke cituar sherifin e kontesë Caroline, Scott Moser.
Ata nuk i mbajtën paratë, por lajmëruan autoritetet, të cilat tani po hetojnë për të parë sesi përfunduan këto para në rrugë. Moser vetë e pranoi se vendimi për t`i kthyer paratë do të kishte qenë i vështirë për këdo, por ai shtoi se familja, kishte bërë gjënë e duhur.
Top Channel