Irani kërcënon Barron Trump, CNN: Shërbimi Sekret heton videon iraniane kundër djalit të vogël të Presidentit amerikan
Një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik raporton agjencia e lajmeve, Reuters.
Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Por mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania po zbaton masat e izolimit në përpjekjë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane. “Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në kohën e Ramazanit dhe në mesin e krizës” tha imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry. “Kjo pandemi na ka bërë komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, shtoi ai.
Objektet fetare janë rihapur në 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, me kushtin që besimtarët të mbajnë nga njëri-tjetri një distancë prej 1.5 metrash.
Top Channel