Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07ºC në 20ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 27ºC dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 28ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 15ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 19ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe botës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel