Vigjilja e festës së Fiter Bajramit ka shkaktuar një debat për kufizimet e vendosura dhe që për herë të parë muslimanët do ta falin në xhami dhe jo në sheshe.
Në rrjetet sociale dhe në disa, portale janë bërë shumë akuza ndaj kryeministri Rama si njeriu që privoi muslimanët të falin Fitër Bajramin.
Moria e shkrimeve dhe komenteve detyroi zëdhënësin e komumitetit musliman Agron Hoxha të postonte një koment ku thotë:
“FAKE NEWS për bajramin janë karreme për KLIKIME dhe LIKE sepse ndjeshmëria është e lartë. Mos u peshkoni dhe injorojini”.
Përballë kësaj situate kur edhe falja e Bajramit nuk i shpëtoi luftës së brendshme politike apo tentativës malinje për disa klikime më shumë, reagoi kryeministri Edi Rama.
“Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram.
Në mesazhin e tij krahas urimit për besimtarët muslimanë kryeministri thotë se këto javë është bashkëpunuar me komunitetet fetare dhe është përgatitur protokolli sigurisë shëndetësore sipas propozimeve të tyre.
“Jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit, për çka jemi në dakordësi me komunitetin musliman.
UROJ thotë kryeministri Edi Rama edhe që hapja e xhamive të jetë një ogur i mirë paqeje e mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë.
Top Channel