
24/02 23:02
Brazili konfirmoi 1.188 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin latino-amerikan ka arritur në 20.047.
Ndërkaq, bilanci i të infektuarve ka shkuar në 310.921, me 18.508 raste të reja.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, Brazili është vendi me më së shumti raste dhe vdekje nga virusi në Amerikën Latine. Ndërkaq, në nivel botëror, vendi radhitet i treti për nga numri i rasteve pas SHBA-së dhe Rusisë.
Top Channel