Rrëzohet avioni në Pakistan, rreth 100 persona në bord

22/05/2020 14:54

Një aeroplan me rreth 100 persona në bord është rrëzuar në qytetin Karaçi të Pakistani, thanë zyrtarë të aviacionit.

“Ne po përpiqemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por fillimisht bëhet fjalë për 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në Pakistan.

Aeroplani ishte duke fluturuar nga qyteti Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuara të Pakistanit. Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë se vendi i përplasjes ishte një zonë e banuar brenda në Karaçi, raporton BBC. Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Raportohet edhe për disa shtëpi të dëmtuara. Rrëzimi i aeroplanit vjen vetëm disa ditë pasi Pakistani lejoi rifillimin e fluturimeve tregtare.

Top Channel