Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë konfirmuar 4 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa në Korenë e Jugut 20.
Zyrtarët kinezë njoftuan se janë konfirmuar 4 raste të reja të infektimit ndërsa nën mbikëqyrje në karantinë janë 372 persona për të cilët dyshohet se mund të jenë të infektuar. Në spital janë shtruar 82 persona.
Qendra koreane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve njoftoi se janë konfirmuar 20 raste të reja të infektimit, prej tyre nëntë në Seul. Po ashtu, nëntë persona të cilët janë infektuar kanë pasur kontakt me jashtë vendit.
Tajlanda nuk ka pasur asnjë rast të ri me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe as nuk janë konfirmuar vdekje të reja. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kinë është 82.971, në Korenë e Jugut 11.1142 dhe 3.037 në Tajlandë.
Top Channel