Sulmet gjatë natës në Iran, Izraeli përdor mbi 80 avionë luftarakë, në shënjestër infrastruktura ushtarake dhe objekte të Gardës Revolucionare
Një nënë mizore kishte blerë një fustan posaçërisht për të turpëruar të birin e saj, duke e detyruar ta vishte në shkollë.
Oficerja e policisë Destini Woodruff, raportohet se ka pranuar aktet e dhunës ndaj të birit, si dhe djalit të bashkëshortit të saj, gjithashtu polic në Las Vegas.
Ajo u arrestua pas incidentit të 9 Majit dhe raportohet se ishte zemëruar pasi sipas saj “shpullat nuk po jepnin efektin e duhur te i biri”.
Kështu që ajo thirri për ndihmë bashkëshortin John Wesley Woodruff – i njohur ndryshe si ‘Big Johnny’ për ta rrahur më fort të birin 10-vjeçar.
Dy bashkëshortët Woodruff – të cilët kishin secili nga një djalë e një vajzë prej marrëdhënieve të mëparshme – kanë abuzuar gjithashtu dhe me djalin e John, i cili nuk mund të flasë.
Gazeta Las Vegas Sun raportonte se pas arrestimit, Destini Woodruff pretendonte se ka dënuar djalin sepse ka dhunuar motrën e tij.
Alarmi ndaj policisë u dha nga babi biologjik i fëmijëve të Destini Woodruff i cili kishte parë shenjat e dhunës kur u takua me të.
Pas ekzaminimeve ndaj djalit në spital çifti u akuzuan të dy për rrahje. Oficerët thanë se nëse situata do të lejohej e pakontrolluar, dhuna ndaj të voglit do ta kishte vrarë.
Top Channel