Në shkollë me taksi/ Kosto e lartë e mungesës së transportit publik për maturantët

22/05/2020 15:55

210 maturantë në bashkinë e Elbasanit nuk mund të paraqiten në shkollë në këtë periudhë parapërgatitore para provimeve, për shkak se nuk kanë tranport publik dhe banojnë në fshatra.

Ndërsa pjesa tjetër, sidomos fshatrat e afërt po shkojnë në shkolle me taksi si e vetmja mënyrë, por kostot janë të mëdha për një gjimnazist.

Pas një shkëputjejë 2 mujore, të vetmit që i janë rikthyer shkollave me vendim të Ministrisë së Arsimit janë maturantët, kjo për shkak të rëndësisë së kësaj periudhe, kur ata duhet të përgatiten para provimeve dhe konsultimi direkt me mësuesit është thelbësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA