Khamenei: Të gjithë të ndihmojnë në përpjekjen e shenjtë për të çliruar Palestinën

22/05/2020 20:16

Lideri i Iralit Ajatollah Ali Khamenei tha sot se përpjekja për çlirimin e Palestinës është qëllimi dhe detyrimi islamik i të gjithë kombeve.

Komentet e tij erdhën në ditën e njohur në shumë vende muslimane si Dita e Jeruzalemit, e premtja e fundit e muajit të Ramazanit, ku ata shprehin solidaritet me popullin palestinez duke dënuar abuzimet izraelite.

“Përpjekja për çlirimin e Palestinës është Xhihadi në rrugën e Zotit, dhe është qëllimi e detyrimi islamik”, tha Khamenei duke kritikuar më tej disa vende arabe që sipas tij veprojnë si “vegla” të SHBA, duke përgatitur normalizimin e marrdhënieve me Izraelin dhe vendosjen e lidhjeve ekonomike me të.

“Këto përpjekje janë të kota. Turpi do të bjerë mbi ata që vënë vendin e tyre në shërbim të politikave të fuqive arrogante. Regjimi zionist është vrasës, është një kancer në rajon prandaj duhet të çrrënjoset dhe të shkatërrohet,” tha mes të tjerash lideri iranian.

Top Channel