Ka abuzuar seksualisht me nxënësin e tij 13-vjeçar/ Burgoset 23-vjeçari

22/05/2020 20:22

Një mësues kërcimi, mjaft i njohur në Britaninë e Madhe, pas pjesëmarrjes së tij në talent-shown, “Britain Got Talent”, në vitin 2016, është arrestuar nga policia, pasi ka abuzuar seksualisht me nxënësin e tij 13-vjeç.

Christopher Gittins, 23 vjeç, mësohet se ka abuzuar sistematikisht me të miturin, duke përfituar nga roli që kishte si mësues kërcimi. Raportohet se 23-vjeçari, i ka premtuar nxënësit të abuzuar, se do ta ndihmonte të ngrinte shkallët e karrierës, në këmbim të seksit.

Megjithatë, Gittins, ka shprehur pendesë dhe është treguar i gatshëm për të marrë dënimin.

Gjykata e ka shpallur fajtor 23-vjeçarin dhe ka vendosur 2 vite e nëntë muaj burg për të.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel