E fejuara e gazetarit saudit thotë se askush s’ka të drejtë të falë vrasësit

22/05/2020 17:38

E fejuara e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, të masakruar në Stamboll në 2018, tha sot se “askush” nuk ka të drejtë të falë vrasësit, pasi diçka e tillë raportohet se është ofruar nga të bijtë e të vrarit.

Hatixhe Cengiz është zotuar të luftojë për drejtësi dhe tha në deklaratën e saj se falja e dyshimtë e të bijve është dhënë që pesë të arrestuarit për vrasjen t’i shpëtojnë dënimit me vdekje.

“Kurthi dhe vrasja e tij tinzare nuk ka statut kufizimesh dhe askush nuk ka të drejtë të falë vrasësit e tij. Unë dhe të tjerët nuk do të ndalemi derisa të bëjmë drejtësi për Jamal”, tha ajo.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor 2018, siç supozohet nga rreth 15 ekzekutorë sauditë që kanë copëtuar trupin e tij.

Arabia Saudite ka dënuar pesë njerëz me vdekje vitin që shkoi por ka dyshime të gjera se vrasja është urdhëruar nga princi i kurorës dhe regjimi.

FOTO GALERI
1/4
Hatixhe Cengiz tha se falja e dyshimtë e të bijve është dhënë që pesë të arrestuarit për vrasjen t’i shpëtojnë dënimit me vdekje.

Top Channel