“Çatia” e botës, Everesti mund të shihet nga Katamundia

22/05/2020 16:21

Më në fund, edhe çatia e botës është bërë e dukshme. Një pamje unike që nuk kish qenë e mundur ta admiroje më parë. Në këto ditë, nga Katmanduja, kryeqytet i Nepalit, mund të shihet qartësisht maja e mbuluar me borë e malit Everest. E kjo është pasojë e izolimit nga koronavirusi që ka bërë që të zhduket ndotja që zakonisht i pengon turistëve dhe banorëve të dallojnë nga qyteti, majën më të lartë të botës.

Imazhet e majës më të lartë të botës, plot 8848 metra, kanë filluar të qarkullojnë në twitter të postuara nga banorët e Katmandusë që ishin mësuar të shihnin, një masë ajri të ndotur mes qytetit të tyre dhe malit. Izolimi i detyrueshëm tani, për shkak të pandemisë, ka ndryshuar ndjeshëm skenarin.

Izolimi ka bërë që të pastrohet ajri në Nepal dhe indi falë reduktimit të emetimeve nga automjetet. Aq sa për të parën herë në shumë vite mund edhe të shohësh Everestin nga Katmanduja, edhe pse mali, gjendet plot 200 kilometra larg.

Top Channel