Brazil, CoVid-19/ 300 000 të infektuar dhe mbi 20 000 të vdekur

22/05/2020 16:28

Brazili ka regjistruar më shumë se 20,000 të vdekur nga COVID-19. Ky vend, tani radhitet i gjashti në botë, për nga numri i vdekjeve. Deri më tani janë konfirmuar rreth 300 mijë raste të infektuarve me koronavirus. Shpërthime të epidemisë ka pasur edhe në Meksikë, Kili dhe Peru.

Tani, ekziston frika se rajoni i Amerikës Latine mund të bëhet epiqendra tjetër e pandemisë. Në Brazil, rastet e para u paraqitën më 26 shkurt dhe që nga atëherë, virusi është përhapur në çdo vend të rajonit. Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vazhdimisht ka minimizuar pasojat e pandemisë.

Në rajonin e Amerikës Latine janë regjistruar më shumë se 500,000 raste të infektuarve, dhe më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur, sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Këto janë më pak raste dhe vdekje sesa në Evropë dhe SHBA, por numri i testimeve në Brazil është më i ulët dhe ekzistojnë mungesa në raportimet e rasteve të vdekjeve, raporton BBC.

Top Channel