Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë Për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të shiut dhe shkarkesave elektrike që ndikojnë në masat e sigurimit teknik, shembja e kontrolluar me eksploziv e pallatit 6 katësh në Durrës është anuluar.
Reshjet e dendura të shiut përgjatë orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në Durrës.
Kështu, shembja me tritol e pallatit është shtyrë për ditë e premte dhe nga ora 12.00 deri në orën 17.00, IKMT ju bënë thirrje qytetarëve të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse.
Njoftimi i plotë:
Duke ju kërkuar ndjesë banorëve të zonës, ju bëjmë me dije se për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të shiut dhe shkarkesave elektrike që ndikojne në masat e sigurimit teknik, shembja e kontrolluar me eksploziv e pallatit 6 katesh, nr. 1062, që ndodhet në lagjen 7, prapa Drejtorisë së Policisë, nuk do të realizohet sot, por do të kryhet ditën e premte, më datë 22 Maj.
Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që ditën e premte, datë 22 Maj 2020, nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre. Ju falenderojmë për mirëkuptimin.
Top Channel