S’përmbahet Ralf Gjoni ndaj Kryemadhit: Si do ia hajë veshin ajo Ramës?! Ai është shumë i gjatë. Vetëm …

21/05/2020 11:55

Nga foltorja e Kuvendit, Ralf Gjoni ka ‘shpërthyer’ në ironi ndaj kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila në mënyrë të figurshme tha se ‘do ia hante veshin Ramës’.

Ralf Gjoni: Që të riformatojnë qeverisjen në këtë vend, duhet të riformatojmë reformën. Faleminderit zoti kryetar që ma ndërpret fjalën, por këtu është Parlament, që vjen nga latinishtja, fjalë… Pse e lidha çështjen për teatrin, ata që braktisën teatrit, ata që janë me ju treshe në krevat. Ato që kanë fantazi për ngrënie veshi. Si mund t’ja hash veshin atij! Se ai është i gjatë. Vetëm shtrirë në krevat mund t’ja hash veshin.

Ne duhet një sistem i ri zgjedhor, na duhen lista të hapura. Kemi një propozim amerikan ditët e fundit. Keni një propozim që unë besoj se i hap rrugë shqiptarëve të votojnë deputetin që duan. Kolegë të opozitës nuk duhet të përzihemi më ne aferat e këtyre, ndryshe vota jonë do jetë kundër ndaj çdo paçavorje që sjellin këta në parlament.

Më ketë deklaratë ai iu referua kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila e pyetur gjatë protestës për shembjen e Teatrit ka thënë: “Unë do ja ha veshin Edi Ramës. Edhe unë jam e zhgënjyer nga politika, jam e zhgënjyer nga kolegët e mi, bashkëluftëtarët e mi”.

Top Channel