Protesta te SPAK/ Budina: Vëllezër prokurorë bëhuni të parët që jepni shkëndijën e shpresës!

21/05/2020 11:16

Anëtarët e Aleancës për Teatrin janë mbledhur para SPAK për të protestuar, por siç thonë ata edhe për të mbështetur prokurorët për të hetuar drejtë çështjen.

Regjisori Robert Budina tha për mediat se: “Protesta është mbështetje për prokurorët që do kenë çështjen, që të mos tërhiqen.

Ne nuk ishim të armatosur, kemi 2 vjet e ca që protestojmë, kështu që prokurorët të ndihen të mbështetur, sepse ne do ta çojmë këtë lëvizje në të gjithë Shqipërinë.

Mos të bëhën barrikadë për popullin. Politika na ka vjedhur institucionet drejtësinë, jemi të detyruar të thërrasim popullin në fushëbetëjë.
Vëllezër prokurorë bëhuni të parët që jepni shkëndijën e shpresës, po fshehët kriminielët do ketë përgjigje mbarëpopullore, ne do ta çojmë deri në fund betejën pa kompromise. Duam që të fillojnë të lëvzin gjërat në Shqipëri
“, tha ai.

Top Channel