Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili. Në studio u fol për tryezën e bisedimeve të reformës zgjedhore, pjesë e së cilës është dhe Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së. Gjatë fjalës së tij, Vasili theksoi se roli i OSBE ODIHR-it në këtë proces është këshillues, ndërsa vendimet do të merren me konsensusin e të gjitha palëve të përfshira
Petrit Vasili: Unë nuk i referohem fare opinioneve të mia, as të tuave, as të Damian Gjiknurit, por asaj që ka marrëveshja politike. Në të është thënë që OSBE ODIHR-i, asiston, jo merr pushtetin për të vendosur zgjidhjen. Pra në qoftë se në tavolinë hidhet kjo mënyrë rregullimi i kodit zgjedhor. Para është vënë asistues (OSBE ODIHR), mund të duhen materiale të tjera shtesë, mund të duhen ekspertizë teknike. Këtë rol ka OSBE ODIHR-i. Vendimmarrja është konsensuale, të gjitha palët duhet të bien në konsensus.
Denis Dyrnjaja: Kur do të uleni për konsensus?
Petrit Vasili: Oferta e opozitës, me të gjitha çështjet e OSBE OHDIR-it, të zbërthyera në akte konkrete janë të mbyllura më datë 29 shkurt. Më 29 shkurt janë depozituar të gjithë draftet në tavolinë dhe pritet opinion nga pala tjetër.
Denis Dyrnjaja:Ju i keni dërguar disa kushte.
Petrit Vasili: Jo kushte. Në qoftë se OSBE ODIHR-i thotë duhet të rregulloni këtë gjë kjo duhet përkthyer në vendime, këto duhet zbërthyer në akte teknike përkatëse, këto janë vënë në tavolinë nga ana e opozitës. Këto nuk janë kushte, ky është përkthimi në ligje dhe vendime, duhet dhënë një opinion për këto. Me vullnet dhe shprehje të vullnetit të mirë për të dhënë një zgjidhje.
Denis Dyrnjaja: Topi është në tryezën e tyre dhe ato duhet të japing një përgjigje.
Petirit Vasili: Në qoftë se ju nuk ktheni përgjigje unë i bie që të bëj monolog.
Denis Dyrnjaja: Përse duhet të ndikojë një çështje që është teatri në reformën zgjedhore
Garancia e zgjedhjeve, është garancia e qeverisë në zgjedhje, që është një kapitull më vete tek raporti më i fundit i ODIHR-it. Një polici del rrugëve dhe dhunon të madh e të vogël dhe del në mbrojtje të anti-ligjit. Ju keni dëgjuar sot një batërdi me fjalim të Edi Ramës, por 12 shkelje ligjore të kryer në xhiron e 24 orëve, në mënyrë flagrante të ligjit dhe kushtetutës, edhe të elementeve themelore që e mbajnë një vend juridik në këmbë, nuk pati asnjë përgjigje. Tani çështja është e tillë, në këtë moment garanti ekziston më? Mund të vij ky garant?
Top Channel