Kamionit i prishen frenat, përplas 2 automjete të parkuara në anë të rrugës

21/05/2020 10:13

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Dora Distria” në Lushnje.

Një kamion i një firmë private që po kryen punimet e ujësjellësit ka humbur kontrollin dhe ka rrëshqitur për një gjatësi 200 metra e më pas ka përplasur 2 automjete që ishin parkuar në anë të rrugës.

Fatmirësisht në ato moment nuk ka patur këmbësor apo automjete të tjera në lëvizje pasi pasojat mund do të ishin edhe më të rënda.

Nga hetimet e kryera në vendngjarje dyshohet se kamionit nuk i kanë funksionuar frenat në një terren të pjerrët. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit.

Top Channel