Qyteti indian, Kolkata është shkatërruar nga një ciklon i fuqishëm.
Cikloni Amfan ka zbarkuar të mërkurën në lindje të Indisë dhe Bangladeshit, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona.
Më shumë se 14 milionë persona në Kolkata janë pa energji elektrike dhe komunikimet janë dëmtuar rëndë.
Ministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee ka thënë se shkatërrimi ka qenë “katastrofë më e madhe sesa sëmundja Covid-19”, që shkakton koronavirusi.
Kolkota është kryeqytet i shtetit të Bengalit Perëndimor, që ka regjistruar 3,103 raste të prekura me këtë virus.
“Zonë pas zone është shkatërruar. Unë kam përjetuar një situatë të gjendjes së luftës sot”, ka thënë Banerjee për agjencinë e lajmeve indiane, Press Trust.
Sukea Street, north Calcutta, photograph by Satyaki Sanyal#AmphanSuperCyclone #CycloneAmphan #CycloneAmphanUpdates pic.twitter.com/2I6IS1LJJP
— Soutik Biswas (@soutikBBC) May 20, 2020
A scene From my brother’s house in Kolkata. They say they have never seen anything like this ever. Pray to god this passes thru quickly without much damage. pic.twitter.com/88LTdD08ww
— Pawan K Goenka (@GoenkaPk) May 20, 2020
Top Channel