Erozioni në Zvërnec/ Rrezikohen plazhe, pyje dhe gjurmët arkeologjike të portit antik

21/05/2020 12:37

Erozioni nuk kursen as vijë bregdetare prej 2 kilometrash në Zvërnec.

Deti përparon drejt tokës duke kërcënuar jo vetëm brezin e rërës por dhe pyjet e zonës. E në këtë zonë të rrezikuara janë edhe gjurmët arkeologjike të të portit antik të Vlorës.

Sipas specialistit të mjedisit Niko Dumani thotë se gërryerja e tokës në këtë zonë ka rreth 15 vite që po ndodh dhe është koha për reagim.

Ndërhyrja hidro teknike është urgjente për të mbrojtur këto sipërfaqe plazhesh e pyjesh.
Situata është problematike edhe në zona të tjera si në plazhin e Poros deti ka hyrë nëpër tokat e fshatarëve.

Top Channel