Çfarë po ndodh? Meta përfundoi mbledhjen me opozitën, Ambasadorët Kim dhe Zingraf dalin nga Presidenca

21/05/2020 10:58
Foto Arkiv

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim si dhe ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf kanë qenë paraditen e sotme në Presidencë.

Pak minuta pas takimit me krerët e opozitës të Metës, ambasadorja e SHBA-ve dhe ambasadori gjerman janë parë të dalin nga Presidenca me një takim me këshilltarët e Presidentit të Republikës.

Ndërkohë pak pas përfundimit të takimit të Metës me opozitën, Presidenca ndau detaje nga takimi ku shprehet: “Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.

Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, thuhet në njoftim.

Top Channel