Ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla pas deklaratave të deputetit Ralf Gjoni, i cili kërkoi komision hetimor parlamentar.
Mes tyre pati dhe një debat. Balla tha se nuk mund të luhet teatër për teatrin në Kuvend dhe i kërkoi Gjonit të bëjë propozimet dhe t’i sjellë në Kuvend. Balla u shpreh pro interpelancës.
Gjoni: Taulant Mos qesh, nuk mund të vijë dikush në emër të mullarëve të kashtës të më japë mend mua për kashtën
Balla: Nuk është mirë të vijmë në kuvend dhe të luajmë teatër për teatrin. Se sa të dhemb shpirti unë e di. Ditën që je bërë deputet nuk mund të lash duart dhe të bësh sikur të dhemb shpirti për teatrin me një fjalë 3 minuta, bëji propozimet, sille në kuvend. Bëji letrat djalë. Në kuvendin e Shqipërisë, procedura është e përcaktuar për çdo lloj nisme. O djalë, o djalë
Gjoni: Mos më thuaj mua djalë.
Balla: E kam shprehur qëndrimin tim dje në komision për kërkesën e ardhur nga opozita. Kemi mbështetur këtë kërkesë dhe mezi e presim. Por aq të kujdesshëm e të vëmendshëm jeni ju sa kërkesa nuk ka ardhur akoma. Ruani qetësinë se dashuria mbaroi.
Top Channel