Universiteti ‘Princeton’: Vera nuk do ta ndalojë virusin…

20/05/2020 15:52

Klima, në veçanti lagështia, ka një rol në përhapjen e koronaviruseve të tjera dhe të gripit.

Por ky faktor, sipas kërkuesve të universitetit të Princetonit, është i kufizuar nga një element tjetër shumë më i rëndësishëm në kuadër të pandemisë aktuale; faktit që nuk ka ende një imunitet kolektiv të mjaftueshëm ndaj sars-cov 2.  Parashikojmë se klima më e ngrohtë dhe e lagësht nuk do ta ngadalësojë virusin – shpjegon autorja e studimit, Rachel Baker, që shpjegon më pas se virusi do të përhapet shpejt, pavarësisht kushteve klimaterike.

Ekipi shkencor i Princetonit, ka krijuar modele për skenarë të ndryshëm të sars cov 2, duke filluar nga vëzhgimet e virusit të grupit e deri tek dy koronaviruset e njohura që shkaktojnë të ftohtin, duke simuluar atë që mund të ndodhte në pjesë të ndryshme të planetit me temperatura dhe shkallë lagështie të ndryshme. “Rezultatet tona tregojnë se rajonet e tropikut duhet të përgatiten për epidemi të rënda dhe se temperaturat verore nuk do të ndalojnë përhapjen e virusit”. Viruset- thonë ata-sillen si viruse dhe përballen me mutacione. Sars cov 2, ka kaluar nga lakuriqi i natës në një specie tjetër.

Pra herët apo vonë do të vëmë re një ndryshim. Deri atëherë, duhet të mbrohemi. Nga natyra e tij, ky agjent infektues nuk ka interes të vrasë njeriun, përndryshe do të humbte mundësinë për tu shumëfishuar. Atij i intereson të adaptohet tek bartësi dhe të tentojë të bashkëjetojë pak a shumë paqësisht me të. Ndoshta ndonjë kompromis mund edhe ta ketë gjetur tashmë. Nëse për momentin ai duket pak më i dobët, kjo ka ardhur falë efekteve të izolimit, që sipas kërkuesve, kanë ngadalësuar qarkullimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA