Siberia kalon nga dimri i acartë në verë përvëluese, temperatura deri në 41 gradë celcius

20/05/2020 19:22

Rajoni perëndimor i Siberisë është duke u pjekur në një valë të rëndë të nxehti, teksa banorët thonë se moti ka harruar pranverën duke kaluar nga dimri i acart në verën përcëlluese.

Temperaturat raportohet se kanë arritur në 41C gradë në kodrat e malit Altai dhe në shumë rajone janë thyer rekordet e muajit maj.

Shumë nga banorët kanë dalë për banjë në lumenj e liqene, gjatë temperaturave që ngjajnë më shumë me Arabinë Saudite sesa atë që është në fakt, një nga vendet më të ftohta të banuara në tokë.

Në disa nga pasojat e motit të frikshëm sivjet, akulli i portit Arktik të Dudinka në lumin Yenisei River, ka nisur të shkrihet një muaj para kohës së zakonshme të fillimit të qershorit.

Një numër i pazakontë zjarresh kanë nisur në Siberi, me qindra shtëpi dhe rreth dy milionë hektarë të shkatërruara vetëm në prill.

FOTO GALERI
1/11
Maji në Krasnoyarsk erdhi me temperatura rekord prej 25C deri në 35C grade

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA