Pasagjerët duhet të planifikojnë më tepër kohë për të shkuar në aeroport në të ardhmen, sepse atje do t`i presin procedura të zgjeruara kontrolli.
Detyrim për të mbajtur maskë në pika të caktuara, procese më të kujdesshme verifikimi – këto janë disa nga rregullat që prezantoi Shoqata e Industrisë së Fluturimeve Ajrore ADV në Berlin. Paketa e masave e propozuar në Gjermani synon ta shmangw thuajse krejtësisht rrezikun e infeksionit nga sëmundja e mushkërive COVID-19, nëse trafiku ajror në vend rifillon nga puna, tha drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate Ralph Beisel.
Aktualisht në aeroportet gjermane nuk ekziston një detyrim i përgjithshëm për të mbajtur maskë në terminalet e aeroporteve. Deri tani një detyrim i tillë ekziston vetëm për aeroportet në landet e Bavarisë, Baden-Vürtembergut, Nordrajn –Vestfalise, Saksonisë së Ulët dhe në atë të Berlinit dhe Bremenit. Në aeroportet e landeve të tjera udhëtarëve vetëm sa u rekomandohet një gjë e tillë. Tani mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha aeroprotet e Gjermanisë. Shoqata rekomandon që aeroportet të ngadalësojnë proceset e ndryshme në aeroport, si p.sh. në sportelet për check-in apo në kontrollet e bagazheve në mënyrë që pasagjerët të kenë mundësi të ruajnë distancën minimale fizike. Po ashtu pritet të kufizohen edhe vendet e pritjes së pasagjerëve në hollet e aeroportit.
Prej zbatimit të këtyre masave pritet që infrastruktura e aeroporteve do shënojë rënie prej 20 deri 50 përqind të kapaciteteteve të saj, që do të thotë edhe një përgjysmim të numrit të mëparshëm të udhëtarëve.
Top Channel