Persona të armatosur sulmojnë spitalin në Kabul/ Foshnja e sapolindur i mbijeton dy plumbave

20/05/2020 15:44

Kjo është Amina, një nga të mbijetuarit më të rinj të një sulmi mbi maternitetin në Afganistan, javën e kaluar, sulm që i mori jetën 24 personave.

Babai i saj, tregon për BBC se vogëlushja e sapolindur, kishte marrë atë ditë dy plagë me armë zjarri, në këmbë. Ndërsa ai ishte duke varrosur nënën e saj, që mbeti e vrarë me një plumb në zemër dhe një në krahë, mjekët i kishin telefonuar për ti thënë se duhej ti prisnin këmbën vogëlushes.

Por ai i ishte lutur: ju lutem mos e bëni këtë. Ajo është tani një vajzë pa nënë dhe me një këmbë të prerë, e ardhmja e saj do të jetë e vështirë. Nëse nuk do të mbijetojë, atëherë ky do të jetë fati ynë. Por ju lutem, mos ia prisni këmbën.

Fatmirësisht, operacioni rezultoi me sukses dhe vogëlushja do të mund të ecë kur të rritet dhe pak…

Personat e armatosur që sulmuan spitalin në Kabul, javën e shkuar, qëlluan mbi nënat dhe foshnjat e sapolindura. 24 vetë humbën jetën në sulm, mes tyre foshnje, nëna dhe infermiere, kur tre persona të armatosur hynë në repartin e maternitetit dhe hapën zjarr atje. Sulmi, shkaktoi një zemërim ndërkombëtar pasi si asnjëherë më parë, viktima ishin foshnja të sapolindura dhe nëna lehona…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA