Përse nuk hapen palestrat? Reagojnë Klodiana Shala dhe Landi Hysi

20/05/2020 15:37

Të ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ishin sportistja Klodiana Shala, këngëtari Landi Hysi, si edhe trajneri i fitness-it Dritan Xhixho.

Klodianën, Landin dhe Dritanin, i bën bashkë palestra. Siç dihet, në vazhdën e masave kufizuese, të ndërmarra për situatën e koronavirusit, palestrat ishin aktivitetet e para që u mbyllën. Për shkak se në to, mblidhen shumë persona dhe mund të jetë një burim i mundshëm  infektimi me COVID-19. Kur situata e krijuar nga virusi korona duket më e qëndrueshme dhe jeta dalëngadalë po i rikthehet normalitetit, palestrat ende vijojnë të jenë të mbyllura.

“Situata është e rëndë për çdo biznes. Pjesës se kur do të hapet palestrat duhet ta kthente ministrja. Unë shpesh herë e them që nuk kemi njerëz dashamirës për pjesën e sportit. Kam dëgjuar doktorët që kanë trajtuar persona me koronë dhe i kanë kërkuar që të paktën 5 km në ditë për të ecur. Nuk e di ku do të shkojnë njerëzit. Në palestra ka distance. Lokalet po hapen, tregjet po hapen, klinikat dentare po ashtu. Nuk e di ku është arsyeja. Gjithmonë ka pasur distance nëpër palestra. Për mua bëj ndryshimet e orareve, nëse je plot me klienta bëj ndryshime orare. O ka dezinfektim palestra, onuk ka asnjë vend tjetër. Mbajtja e maskës bëhet kur ke më shumë persona, por kur je tre veta për çfarë do e mbash maskën. Nuk kanë se përse të rriten çmimet, të paktën unë nuk do i rris”, tha Klodiana Shala.

Këngëtari Landi Hysi, është dakord që palestrat të hapen, por duke respektuar një protokoll të vendosur nga autoritetet. Gjithashtu, Landi sugjeroi se disa palestra, të cilat kanë mundësinë që veglat e tyre t’i vendosin në ambiente të hapura, ta aplikojnë këtë gjë.

“Është e vërtetë ajo që tha Klodi, që është rregull . Në Japoni dhe në Kinë kanë marrë masa që të ruhet individi. Mund të merren masa mund të ketë kujdes. Jo të gjitha palestrat e kanë mundësinë ti transferojnë veglat e tyre jashtë. Kur ka vullnet për të zgjidhur situatën, çdo gjë mund të bëhet. Këtu nuk bëhet për të bërë forma të bukura, por palestra ndihmon në aspektin psikologjik. Ky është një biznes dhe në këtë biznes ushqehen njerëz. Duhet gjendur një mënyrë që protokolli të zbatohet, sepse dëmi dhe benifiti janë të dyja zinxhir. Në kohë krize vëmendja dhe fokusi duhet të shkojë tek shtresat më vunerabël. Ne do t’i rikthehemi normalitetit. Duhet të gjendet zgjidhje që jeta të vazhdojë. Nuk jemi në punë sepse jemi koishent për situatën, por duhet të gjendet një zgjidhje. Duke qenë se urdhrëri është dhënë për vijimin e aktiviteteve në zona të hapura, një mënyrë alternative do të ishte dhe ajo. Por po me ato palestra që nuk e kanë mundësinë, çfarë do të bëhet me to?”, tha këngëtari.

Ndërsa, trajneri Dritan Xhixha, u shpreh se palestrat i plotësojnë kushtet e duhura për të rifilluar punën. Po ashtu ai i bëri thirrje të gjithë pronarëve të palestrave,  të bëhen bashkë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Ne po shohim që jeta ka vijuar normalisht. Ne po marrim masaat tona duke filluar nga maska, dorezat, kemi qeset për tek këmbët, kemi peshqir. Ne po shkojmë rreth ambientëve tona të palestrës. Ne kemi 400 metra katror në palestër. Ne e bëjmë pa problem fare distancimin social. Ne duhet të mblidhemi të gjithë palestrat bashkë dhe të kërkojmë të drejtat tona. Ne kemi abonime dhe do t’i shtyjmë prapë, do ta shtyejmë për shkak të Covid-it”, u shpreh Dritani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA