Rrjetet sociale të ofrojnë mundësinë që të komunikosh me njerëz nga çdo cep i botës. Sidomos këtë periudhë në karantinë, miqësitë online duket se janë shtuar, e tillë ka qenë miqësia e dy blogereve, Marina Isufi dhe Anxhela Akolli. Dy vajzat, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfyen gjithçka në lidhje me “miqësinë e tyre virtuale”.
“Ne na ka lidhur sinqeriteti. Mesazhi i parë ishte dashamirës. Unë me disa youtuber të tjerë, e kam bërë këtë gjë (I ka dërguar mesazh në rrjete sociale), por s’kam marrë përgjigje si me Anxhelën. E kompilmentova dhe kështu filluam të komunikojmë. Unë kam parë lirshmërinë e saj, sepse unë dhe për shkak të profesionit, kam qëndruar pak më e kronizuar. Me thënë të drejtën më frymëzon. Ne e lamë datën për t’u dhe u bë qameti. Ndoshta shkoj unë në Itali dhe të bëjmë një vlog. Mezi pres të takohemi nga afër. Në përgjithësi me njerëz të tjerë, vjen një moment që zhgënjehem, ka ndodhur të ma ketë futur pas shpine, por me Anxhelën e di që nuk do të ndodhë”, tha Marina.
Anxhela, e cila sëbashku me bashkëshortin e saj Klajdi, jeton prej vitesh në Itali, tha se Marina është “shpirt njeriu”. Po ashtu zbuloi se komunikojnë shumë me njëra-tjetrën, edhe pse nuk janë takuar asnjëherë.
“Marina është shpirt njeriu. Nuk e di se përse nuk e kam takuar më para. Maria më ka dërguar mesazh më ka thënë të ndjek. Qajmë hallet e njëra-tjetrës, komunikojmë. Ne nuk jemi takuar asnjëherë. Më pëlqen sesi Marina tregon gjërat, i tregon në mënyrë shumë profesionale. Deri tani kë ka ecur mirë, nuk ndihem keq, Marina më kupton dhe ndihem shumë rehat me të”, tha Anxhela.
Top Channel