Nëna e fëmijëve të përdhunuesit, e tmerruar nga lirimi i tij i mundshëm

20/05/2020 16:56

Një grua që ishte marrë peng kur ishte adoleshente dhe është mbajtur si skllave seksi në një bunker nga një përdhunues, thotë se jeton me frikë se sulmuesi i saj do të dalë së shpejti i lirë në qytet.

34 vjeçarja Ekaterina Martynova, u mor peng në moshën 14 vjeçare në shtator të vitit 2000 së bashku me shoqen e saj Elena Samokhina, asokohe 17 vjeçe.

Asokohe 50 vjeçari Victor Mokhov, mori peng dy adoleshentet e tmerruara dhe i mbajti të mbyllura për tre vjet. Rrjedhimisht ai u kap dhe u dënua me 17 vjet burg, por së shpejti mund të rikthehet si qytetar i lirë.

Dy adoleshentet po ktheheshin në shtëpi në qytetin Skopin në rajonin perëndimor të Ryazan Oblast kur u ndaluan nga Victor Mokhov. Ai i mori vajzat dhe i mbajti të mbyllura në një bunker pranë shtëpisë së tij, për më shumë se tre vjet.

Ai i përdhunonte ato me ndihmën e një gruaje të quajtur Elenda Badukina. Gjatë kësaj periudhe Ekaterina lindi dy fëmijë.

Përdhunuesi nxirrte rregullisht dy vajzat për xhiro, por në vitin 2003 Ekaterina i la në dorë një gruaje që lypte një letër ku kërkonte ndihmë.
Policia më pas arriti të lokalizonte vajzat dhe Mokhov u arrestua.

Ekaterina ishte përsëri shtatzënë kur policia e gjeti, por fëmija e tretë i vdiq gjatë lindjes. Dy fëmijët e saj të tjerë janë dërguar për kujdesje.
Në vitin 2004 Mokhov u dënua me 17 vjet burg ndërsa asistentja e tij Badukina me pesë vjet e gjysmë.

Ekaterina ka shkruar tashmë një libër për tmerrin e kaluar, ku përmend se përdhunuesi i saj i ka shkruar një letër nga burgu në 2017.

Ajo thotë: “Isha vetëm në shtëpi kur pashë këtë letër. U tmerrova sesi ai kishte gjetur adresën timë. E grisa letrën copa copa dhe e flaka por pastaj i mblodha copat dhe e lexova”.

Ekaterina shton: “Kur isha në gjykatë 16 vjet më parë, besoja se 17 janë një kohë shumë e gjatë, por tani e kuptoj që duhet të kisha kërkuar dënim më të gjatë”.

Ajo tashmë jeton me burrin e saj dhe dy fëmijët e tyre.

FOTO GALERI
3/6
Ekaterina tashmë jeton me burrin e saj dhe dy fëmijët e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA