Një ‘babysitter’ e martuar që lindi fëmijën e 13-vjeçarit për të cilin kujdesej, u dënua me 30 muaj burgim pasi sipas gjyqtarit nuk tregoi asnjë shenjë pendese.
Punonjësja e çerdhes së fëmijëve Leah Cordice kishte qenë duke konsumuar alkool mbrëmjen që shkoi në dhomën e djalit, teksa ai po luante me kompjuter.
Tashmë 20-vjeçarja, e cila është e kualifikuar për kujdes ndaj fëmijëve, mohoi aktivitetin seksual me fëmijën, duke pretenduar se ai e kishte përdhunuar.
Por Cordice u dënua për të paktën pesë episode seksuale me fëmijën nga gjykata e Reading në Britani.
Gjykatësi Peter Clarke tha: “Cordice tha se kishte qenë ajo që u përdhunua nga i mituri. Por ekzaminimi psikiatrik tregoi se ajo është në kufirin e aftësisë intelektuale, prandaj unë nuk e besoj. Unë nuk kam alternativë tjetër përveçse t’i sugjeroj se kështu nuk i bën favore vetes. Nga dëshmitarët dëgjuam se ajo kishte vetem një fiksim, atë për vetëkënaqësi fizike”.
Ndërsa djali i mitur është diagnostikuar me ankth ndarjeje pasi nuk mund të takojë të birin e tij, për të cilin kujdesen shërbimet sociale.
Në gjyq u dëgjua intervista e djalit në polici ku thoshte se abuzimi kishte nisur kur Leah kishte nisur ta përqafonte e ta puthte, para se t’i ulte pantallonat.
Ai tregoi më tej sesi Cordice e joshte duke i dërguar mesazhe komplimentuese dhe duke i dhënë para për ushqim të shpejtë.
Ajo mohonte më tej se djali ishte babai i fëmijës por testet e ADN konfirmuan faktin.
Top Channel