Kushton rreth 66 mln pound, brenda avioni super-luksoz të presidentit të Chelsea-t

20/05/2020 15:41

ANGLI-Presidenti i Chelsea-t, Roman Abramovich është një nga personat më të pasur në botë.

Së fundmi ka qenë tabloidi anglez “The Sun”që i ka kushtuar një artikull pasurisë së Abramovich, konkretisht ata janë fokusuar tek avioni i ti privat Boeing 767-33A ER të quajtur “the bandit”, i cili kap vlerën e 66 milionë paundësh.

Ky avion luksoz mban në bord deri në 30 të ftuar, ndërsa është i pajisur me kuzhinë dhe banket pritës për të darkuar.

Sipas asaj që shkruan ‘The Sun’ në bordin e këtij avioni gjendet edhe zyra së bashku me një dhomë gjumi me një krevat dopio, që u instaluan gjithashtu në bord si pjesë e modifikimeve. Materiali përbërës është i çmuar, ndërsa ka edhe zbukurime ari.

Por kjo nuk është e vetmja që e karakterizon, pasi avioni privat i Abramovich është po aq i sigurt sa edhe “Air Force One” që përdoret për të transportuar presidentin e SHBA-së. Një sistem anti-balistik që ka kushtuar 1.5 milionë paund është shtuar për të larguar rrezikun e sulmeve balistike. Në këtë mënyrë kemi të bëjmë me një nga avionët më të sigurt në planet.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA