EasyJet pranon se i janë hakuar nëntë milionë konsumatorë

20/05/2020 04:09

Kompania britanike EasyJet ka pranuar se një “sulm i sofistikuar kibernetik” ka prekur rreth nëntë milionë konsumatorë.Në njoftim është thënë se adresat elektronike dhe detajet e udhëtimet janë vjedhur, derisa qasja në kartela kreditore ka përfshirë 2,208 konsumatorë.

Kjo kompani ka informuar Zyrën e Komisionarit për Informim në Britani, teksa heton këtë shkelje.EasyJet ka thënë se ka pasur njohuri për sulmin gjatë muajit janar.Kjo kompani ka thënë në BBC-në se në fillim të muajit prill ka qenë e gatshme t’i njoftojë konsumatorët, të cilëve u janë vjedhur detajet e kartelave bankare.

Aty është thënë ajo se ka bërë publik lajmin tani, për të paralajmëruar nëntë milionë konsumatorët që u janë vjedhur adresat elektronike, që të jenë më të kujdesshëm nga sulmet.

“Ende nuk kemi të dhëna të keqpërdorimit të të dhënave personale të çfarëdo natyre, megjithatë, ne jemi duke komunikuar me gati nëntë milionë konsumatorë, të cilëve u janë prekur të dhënat, për t’i këshilluar që të marrin hapa mbrojtës ndaj secilit rrezik potencial”, është thënë mes tjerash në njoftim./REL

Top Channel