Detaje të tjera nga operacioni masiv/ Ndër të arrestuarit edhe vëllai i një kryebashkiaku, përgjimet nxorrën zbuluar edhe disa efektivë policie

20/05/2020 11:30
Ilustrim

Të tjera detaje janë mësuar nga operacioni masiv që po zhvillohet në të gjithë qarqet e vendit për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Top Channel mëson se në operacion marrin pjesë forcat e rendit dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë ndërkohë që më herët dolën dhe disa nga emrat e të arrestuarve.

Operacioni masiv antidrogë/ (Emrat) Ja kush janë disa nga të arrestuarit, një efektiv policie i pezulluar

Por ajo çfarë ka dalë tjetër në pah nga ky operacion është fakti se mes të arrestuarve është edhe vëllai i kryetarit të bashkisë Fushë-Arrëz Fran Tuçi, Arben Tuçi. Ky i fundit ka qenë i dënuar për trafik drogë në vitin 2012 dhe në vitin 2016.

Ndërkohë që përgjimet e policisë ndaj Kreshnik Murataj tashmë i arrestuar kanë nxjerrë zbuluar dhe disa punonjës policie.

Në 2013 Kreshnik Muratajt i janë asgjësuar disa parcela me kanabis në Kukës, por pavarësisht kësaj, policia e mbajti nën vëshgim si person të dyshuar.

U zbulua se Kreshniku komunikonte me disa punonjës policie për parcelat, ndërsa fidanët e kanabisit i shkëmbente me armë ose me lekë.

Përgjimet kanë zbuluar se rrjeti ka qenë më i gjerë në disa qarqe për shkak të komunikimeve që Kreshnik Murataj ka pasur me individë të ndryshëm apo punonjës policie.

Top Channel