Boris Johnson telefonon Bill Gates, flasin për vaksinën e COVID-19

20/05/2020 07:01

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson telefonoi miliarderët amerikanë Bill dhe Melinda Gates, ku foli me ta për gjendjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Një deklaratë e Downing Street ai tha se ata folën për kontributin e Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar vendet në të gjithë botën të luftojnë virusin dhe punën e Fondacionit Gates në këtë fushë.

“Të dy palët shprehën shpresën se një vaksinë e vlefshme do të gjendet sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ajo.

Biseda vjen përpara Samitit Global të Vaksinave, më 4 qershor në Mbretërinë e Madhe.

Top Channel