17-vjeçarja e akuzon të atin se ka sjellë shokë në shtëpi dhe ata kanë abuzuar me të/ “Nëse është e vërtetë, hap dheun me thonj dhe u fusja brenda”

20/05/2020 15:17

Lajmi se një 72-vjeçar, i quajtur Bajram Tusha, nga Saranda, ka abuzuar seksualisht mbi një 17-vjeçare, tronditi mbarë opinionin publik disa javë më parë.

Kjo ngjarje u trajtua gjatë nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, e cila publikoi dhe disa video-përgjime të realizuara nga e mitura. Në video-përgjime, babai i 17-vjeçares, Vullneti, i premtonte vajzës, që nuk do të sillte më në shtëpi Bajram Tushën dhe miq të tjerë, të cilët, sipas deklaratës të së miturës, abuzonin seksualisht me të. Me anë të një interviste, për studion e “Shqipëria Live”, babai i vajzës Vullneti, i hodhi poshtë këto deklarata.

Ai gjithmonë nuk e ka pranuar se Bajram Tusha, ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, madje ai atë e cilëson si një vëlla, shok dhe baba. Vullneti sqaron se nuk e ka takuar vajzën, thotë se e dinë që ndodhet në një qendër në Tiranë, por ende nuk e ka parë. Ai akuzon për të gjithë këtë ngjarje, të dashurin e vajzës, Dino Ruçi, i cili, sipas Vullnetit, ka ndikuar në sjelljen e vajzës dhe e ka shtyr atë, që të dalë kundra prindërve. “Vajzën dua ta marr në gjirin tim. Dua të iki në emigrim. Dua të shkoj dhe ta kuroj jashtë shtetit”, u shpreh Vullneti.

“Vajzën nuk e di ku ndodhet. Në polici kemi folur dhe janë në çështje hetimi. Jo s’më ka kërkuar asgjë Bajrami. Unë shkova të flas dhe më thanë që nuk të lënë të flasësh. Nuk na kanë lënë asnjë lloj takimi. Barjam Tushën unë e kam pasur krahë të djathtë, atë e kam pas vëlla, shok, mik, baba. Tek Barjam Tusha nuk krijoj dyshime të tilla, ai fëmijët e mi i ka rritur me bukë. Djali im atje rrinë dhe sot. Në momentin që ai djalë u fut në shtëpi, ajo filloi të na urrente ne si prindër. Unë nuk e di e dinë perëndia, nëse merr masa qeveria dhe të më ndihmojë, do të ja di për faleminderit. Unë dua të kem hallin tim, po pat drejtësi të vendoset.
Ai e bëri vajzën ashtu, unë shkova në shtëpi për vajzën dhe më tha s’ke për ta marrë. (I referohet deklaratave të vajzës, se i ati ka sjell në shtëpi shokë të tij, të cilët sipas saj abuzonin seksualisht me të) Nuk rroja mbi dhe e hapja dheun me thonj dhe u fusja brenda. Na kanë thënë që është në qendër në Tiranë, por s’dimë gjë fare. Në qoftë se ne i flasim me gojë, na tha prokurori keni pesë vite brenda në burg. Vajzën dua ta marr në gjirin tim.
Dua të iki në emigrim. Dua të shkoj ta kuroj dhe jashtë shtetit. Vajza na ka kthyer të gjithëve kundra. I thoshte Denito Ruçi, çfarë i dëshiron prindërit më ke mua. Hidhet prindri poshtë. Djali po e përjeton shumë keq, sepse ai atë e kishte shok, motër e gjithçka.”, u shpreh babai 17-vjeçares.

Top Channel