Viktimat e koronavirusit! Suedi, të moshuarit të braktisur…

19/05/2020 13:56

Më shumë se gjysma e të moshuarve, viktima të Covid-19 në Suedi, kanë humbur jetën në shtëpi kujdesi.

Disa punonjës të sistemit shëndetësor, besojnë se hezitimi institucional për të shtruar pacientë në spital, po përkthehet në jetë njerëzish. Babai i Lili Sedghi, Reza, nuk u pa nga një mjek ditën që vdiq nga koronavirusi në shtëpinë e kujdesit në stokholmin verior ku qëndronte. Një infermiere i tha asaj se i kishin bërë një morfinë në orët para se të ndahej nga jeta, por ai nuk ishte vendosur në oksigjen, ndërsa stafi nuk kishte kërkuar një ambulancë.

“Askush nuk ishte atje. Ai vdiq vetëm”, thotë e bija.

Pjesa më e madhe e 3698 personave që kanë humbur jetën në suedi nga koronavirusi, kanë qenë mbi 70 vjec, pavarësisht faktit se vendi thotë se mbrojtja e grupeve të rrezikuara është prioritet. Suedia, me 10 milionë banorë, e ka mbajtur hapur shoqërinë krahasuar me pjesën tjetër të evropës. Por kryeministri i vendit, pak ditë më parë, tha:

“Ne nuk ia dolëm të mbronim njerëzit më vulnerabël, më të moshuarit, pavarësisht qëllimeve tona më të mira.”

Suedia ndaloi vizitat në shtëpitë e kujdesit më 31 mars. Por, ashtu si në shumë vende evropiane, të afërmit, stafi dhe zyrtarët, kanë ndarë shqetësimet se veshjet mbrojtëse mbërrinin shumë vonë dhe se një pjesë e stafit mund të ketë shkuar në punë në fillim të krizës pavarësisht simptomave të Covid-19. Tani, një numër në rritje punonjësish po kritikon autoritetet shëndetësore rajonale, për protokollet që sipas tyre, dekurajojnë punonjësit e shtëpive të kujdesit të dërgojnë personat në spital dhe ndalojnë infermierët dhe kujdestarët e shtëpive të kujdesit të vendosin një person të sëmurë nën oksigjen pa miratimin e një mjeku.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA