Në Katund të Vjetër në këtë periudhë dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve pasi njerëz nuk ka për shkak të pandemisë. Për më shumë se dy muaj bizneset e kësaj zone janë të mbyllura dhe dëmi për ta konsiderohet mjaft i madh.
Kol Marku është pronar i një restoranti dhe disa bujtinave në Katund të Vjetër në Mirditë ai tregon se covid 19 ka shkaktuar mjaft dëme në biznesin e tij i cili ka vetëm një vit që është hapur.
Kol Marku tregon se më shumë i trembet periudhës post pandemisë pasi ekonomia ka rënë dhe njerëzit janë të trembur.
Sa i takon rregullave të vendosura nga ana e qeverisë Kol Marku thotë se masat duhet të jenë më të buta.
Në bujtën e tij prenotimet janë anuluar dhe nuk është asgjë e sigurtë se kur do të nisin sërish rezervimet.
Katundi i Vjetër është pjesë e 100 fshatrave dhe vitet e fundit në fakt ka lulëzuar dhe ka pritur një fluks të madh njerezish të cilët e zgjedhin këtë zonë për bukuritë natyrore ajrin e pastër dhe ushqimet bio.
Top Channel