Ky 17-vjeçar është bërë i famshëm në të gjithë botën për faqen e tij në internet të gjurmimit të Covid 19 dhe azhornimin në kohë reale të përhapjes së koronavirusit, krijuar që në dhjetor 2019.
Por biznesi nuk është zanat për të. Ndaj, Avi Shifman, student në shtetin e Uashingtonit, ka refuzuar 8 milionë dollarë që i ishin ofruar në këmbim të krijimit të tij, që sot, numëron 30 milionë përdorues të përditshëm.
“Nuk dua të përfitoj nga situata”, ka thënë ai. Pasi i ka thënë jo edhe një vendi në Microsoft dhe një rrebeshi investimesh publicitare.
“Unë jam vetëm 17 vjeç, nuk më duhen 8 milionë dollarë. Nuk dua të bëhem spekulues”, ka thënë 17-vjeçari për mediat. “Shumëkush më thotë se do të pendohem për këtë vendim, por unë kam të tjera plane për të ardhmen time”, ka shtuar ai.
Që kur faqja e tij u krijua, më shumë se 700 milionë përdorues e kanë vizituar atë. Dhe në vend që t’u besonte reklamave, Shifman ka preferuar të hapë një regjistrim vullnetar, me qëllim që të ruajë pavarësinë e tij.
Top Channel