Ditën e sotme kanë mbajtur mbledhje ipeshkvijte e Shqipërisë dhe është vendosur që të Të rifillojë në të gjithë territorin e Shqipërisë aktivitetet fetare të pezulluara me dekretin e datës 12 mars 2020.
Deklarata:
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë gjatë mbledhjes plenare të datës 19 maj 2020, pasi u dëgjuan të gjitha mendimet e ipeshkëvinjëve e duke marrë parasysh rrethanat e krijuara
Vendosi
Të rifillojë në të gjithë territorin e Shqipërisë aktivitetet fetare të pezulluara me dekretin e datës 12 mars 2020, sidomos kremtimet liturgjike publike, duke vlerësuar edhe ambjentet e jashtme e po ashtu duke mbajtur parasysh udhëzimet e Ipeshkvinjëve të çdo dioqeze dhe masat e duhura të dhëna nga ekspertët.
Duke falenderuar Hyjin për përmirësimin e situates vazhdojmë të lusim Zotin që situata të shkojë drejt normalitetit tërësor.
Tiranë, më 19 maj 2020
Mons. George Frendo
President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë
Top Channel