I pret kokën 17 vjeçares suedeze, besonte se ishte “satani”

19/05/2020 21:26

Njeriu i akuzuar për gjymtimin e trupit të ish-të dashurës së tij 17-vjeçare në Suedi, e konsideronte atë ‘Satan’ dhe armike të ishullit të tij Donald Trump, është zbuluar së fundmi.

Hetuesit thanë se Tishko Ahmed Shabaz nisi të vepronte në mënyrë kontrolluese ndaj të dashurës së tij Wilma Andersson pasi besonte se “ajo ishte Satani dhe po bashkëpunonte me demokratët kundër presidentit Trump”, raportonte sot e përditshmja suedeze Aftonbladet.

Koka e prerë e Wilma u gjet dy javë pas zhdukjes së saj në fund të vitit të kaluar dhe tashmë 23-vjeçari Shabaz është akuzuar për vrasjen e saj. Ai vazhdon të mohojë krimin megjithë provat e shumta.

Shabaz me origjinë irakene, raportohet se ishte mbështetës i Trump dhe ishte përpjekur të udhëtonte drejt SHBA për të marrë pjesë në mitingjet e tij elektorale.

Akuzat kundër tij u ngritën vetëm javën e shkuar ndërsa mediat vendase thonë se së fundmi u gjet pa ndjenja në qeli dhe është dërguar në spital.

Trupi i viktimës së ndjerë nuk është gjetur ende, ndësa koka e saj e prerë u zbulua më 28 nëntor, në ngjarjen që tronditi Suedinë pas një fushate disa ditore kërkimesh.

FOTO GALERI
1/4
I linduri në Irak, Tishko, është arrestuar për vrasjen e saj.

Top Channel