Këtë rast solli emisioni Fiks Fare , ku një qytetar nga Elbasani ,Hasan Duraku ankohet se gjendja civile e qytetit të Elbasanit nuk ka kryer çregjistrimin e nënës së tij e cila ka ndërruar jetë para 3 muajsh. Zoti Duraku shprehet se ai vetë mund të ketë probleme me shtetin në këtë situatë të krijuar . ” Unë kam frikë se përgjatë kësaj kohe dikush mund të marrë pensionin e nënës time të vdekur dhe problemet me shtetin bien mbi mua. Kam shkuar disa herë tek gjëndja civile, por nuk kam marrë zgjidhje.Më thonë vetëm prit. ” shprehet z.Duraku
Gazetarët e Fiksit shkojnë në zyrën e Gjëndjes Civile Elbasan për të marrë një përgjigje për këtë problem. Përgjegjësi i zyrës Behar Tashi thotë për emisionin Fiks Fare se ka patur një problem me kartën e indetitetit të zonjës e cila ka vdekur. Të dhënat në kartën e indetitetit , emër, mbiemër, dhe vendlindje ishin të njëjta me të një tjetër zonje që është gjallë, ndërkohë në kartën e identitetit ka patur dhe gabim në atësinë dhe amësinë e të dyja zonjave. Përgjegjësi i zyrës civile z. Tashi tregon se nga ky gabim gjëndja civile ka çregjistruar një person që është gjallë dhe personi që ka vdekur të jetë akoma në rregjistër.” Këtë gabim e kuptuam kur kanë ardhur familjarët dhe janë ankuar, ndaj ne menjëherë këtë javë do bëhen ndryshimet e nevojshme” thotë z.Behar. Justifikimi i tij për vonesën është situata covid.
Gazetarët e Fiksit shkojnë gjithashtu në Institutin e Sigurimeve Shoqërore Elbasan për të kuptuar nëse është tërhequr apo jo pensioni i të ndjerës. Përgjegjësja e zyrës së kontributeve shoqërore thotë për Fiksin se që në muajin shkurt janë bllokuar dhënia e pensioneve për të dyja shtetaset .Askush nuk ka tërhequr as pensionin e zonjës që është gjallë dhe është çregjistruar dhe as të zonjës e cila ka vdekur, por nuk është çregjistruar nga gjëndja civile. Ajo thotë se në momentin që gjëndja civile do bëj ndryshimet përkatëse atëherë do bëhet e mundur dhënia e pensionit për zonjën që është gjallë dhe do marrë pagesën e çregjistrimit familjari i të ndjerës. Qytetari Hasan Duraku falenderoi emisionin Fiks Fare për zgjidhjen e problemit për të cilin endej zyrave të shtetit prej 3 muajsh. ” Po të mos ishit ju unë nuk do mund të gjeja zgjidhje” thotë z.Duraku gazetarëve.
Top Channel