Së fundmi mësohet se këngëtari britanik Ed Sheeran ka dhuruar 170.000 paund për gjimnazin e tij për të mundësuar kushte më të mira për nxënësit dhe për të gjetur talentin e radhës që mund të ndjekë hapat e tij në muzikë.

Prej 2 vitesh, 29-vjeçari i cili ka ndjekur studimet e mesme në shkollën “Thomas Mills” në Suffolk ka mundësuar që shkolla të ketë një sallë informatike, kamera për fotografi dhe një dhomë të errët ku mund të lahen fotografitë e shkrepura nga nxënësit.

E gjitha kjo është bërë në mënyrë që adoleshentët e kësaj shkolle të mund të ndjekin pasionet dhe hobet e tyre pasi në këtë mënyrë mund të spikatet një talent i ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA