E frikshme/ Ja momenti ku notari ishte duke u stërvitur në det dhe dy peshkaqenë drejtohen drejt tij

19/05/2020 19:22

Një notar profesionist në Spanjë, ishte duke u stërvitur në det, teksa dy peshkaqenë afrohen me shpejtësi në drejtim të tij. Ariel Schrenck, 19 vjeç pjesëtar i ekipit të notit Paralympic, dëgjoi thirrjet e prindërve, të cilët po përpiqeshin t’i thonin se dy peshkaqenë ishin vetëm 300 metra larg tij.

Ariel, u përpoq me të gjithë shpejtësinë e tij, për të arritur sa më shpejt në shkëmbinjtë aty pranë dhe fatmirësisht ja doli. 19-vjeçari, ishte duke u stërvitur për t’u rikthyer në formë, pas një pauze për më shumë se dy muajsh, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Unë ndalova për një sekondë për t’u mbushur me frymë, kur shikoj nënën time që po bërtiste me sa fuqi kishte. Ishte një përvojë e frikshme”, tregon Ariel.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel