Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Elton Ilirjani, i njohur ndryshe dhe si biznesmeni gay. Eltoni, u shpreh shumë i revoltuar për disa politikanë të vendit tonë, të cilët sipas tij, kanë diskriminuar komunitetin “LGBT”

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, biznesmeni zbuloi se ka zgjedhur të provokojë me anë të një fotoje në rrjete sociale dhe si përgjigje, thotë se ka marrë kërkesa seksi nga politikanët.

“Postova një foto për të provokuar. Ti nuk e ke idenë sesa njerëz dhe politikanë më kanë bërë like foton. Nuk e ke idenë se sa komente kam marrë dhe më kanë komplimentuar, politikanët më kanë kërkuar seks. Sepse mendojnë se gay-t janë të gjithë prostituta. Të jesh gay je njeri në rrallë të parë, nuk do të thotë që të jesh gay je farfall e hapur dhe duhet të gjuhesh me gurë”, u shpreh biznesmeni gay.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA