Vangjel Shabani, 34-vjeç është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka ekzekutuar me thikë 65-vjeçarin Altin Kotreli. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 maj të këtij viti në lagjen Artemidha të Athinës.

Policia greke thotë se krimi makabër që tronditi Greqinë, u krye për një borxh prej 130 eurosh që viktima Kotreli, i kishte autorit Shabani.

Sipas hetuesve, dy burrat u konfliktuan fillimisht me një sherr verbal dhe në vazhdim autori nxori një thikë dhe e goditi në gjoks dhe bark. Ndonëse Kotreli u dërgua në spital, mjeket nuk mundën ta shpëtonin.

I pyetur prej hetuesve, autori pranoi se kishte mosmarrëveshje me viktimën dhe se e kishte goditur atë, por nuk kishte dashur ta vriste. Autori u dërgua në gjykatë e cila vendosi ta lerë në burg pa afat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA