A do ndërtohen kulla pas Teatrit Kombëtar? Ja si përgjigjet Mazniku në Open

19/05/2020 00:10

Në Open në Top Channel u fol për shembjen e Teatrit Kombëtar. I ftuar në Open në Top Channel, nën-kryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku i cili foli për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mazniku foli edhe për kullat për të cilat flitet se do të ndërtohen pas teatrit.

A do ndërtohen kullat pas Teatrit Kombëtar?- e pyeti avokati Adriatik Lapaj.

‘Në truallin e Teatrit Kombëtar do të ndërtohet vetëm Teatër Kombëtar. Në pjesën tjetër të Tiranës mund të ndërtohet gjithçka. Mund të ndërtohen parqe, por edhe diçka tjetër. Zona pas teatrit është njësoj si e gjithë zona tjetër e Tiranës’- tha Mazniku.

Top Channel